Çmenduria e Michael Jordan që nuk do ta bënte askush

Çmenduria e Michael Jordan që nuk do ta bënte askush

Çmenduri: Michael Jordan refuzoi 80 milionë euro për vetëm dy orë angazhim.

Michael Jordan dikur kishte refuzuar 100 milionë dollarë, apo 80 milionë euro për dy orë paraqitje, sipas agjentit të tij.

Pavarësisht se ishte emër i njohur i eventeve të marketingut, legjenda e NBA njihet si një figurë që përzgjedh me kujdes bashkëpuntorët e tij.

Dhe agjenti i 58-vjeçarit, David Falk, ka folur rreth rastit kur Jordan mendoi se nuk ishte e nevojshme të merrte një çek masiv për vetëm pak orë angazhim ditor.

”Jordan refuzoi një kontratë për të bërë një paraqitje një-ditore në golf kur ishte në Azi disa vite më parë, për një lojë parasezonale me Charlotten.

”Dhe një grua në Filipine më ofroi shtatë milionë dollarë për një ditë, dëshironte që ai të luante në një turne golfi. Dhe ai e refuzoi.

”I solla atij një marrëveshje tre vite më parë për 100 milionë dollarë.

”Dhe krejt çka ai duhej të bënte, veç që ta tregonte emrin e tij dhe pëlqimin, ishte të bënte një paraqitje dy-orëshe për ta konfirmuar marrëveshjen. Dhe ai e refuzoi.”

TAGS