‘Çmendet’ Real Madrid, bën ndryshime të papritura

‘Çmendet’ Real Madrid, bën ndryshime të papritura

E papritur, Real Madrid konsideron shitjen e Benzema për t’i bërë vend Haaland.

Real Madrid ka ambicie të mëdha në verë, ngase do transferimin e dyshes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe dhe për të ndodhur kjo janë gati të heqin dorë edhe nga shërbimet e Karim Benzema.

Gjiganti spanjoll dëshiron të nis gjeneratën e re të “Galaktikëve” dhe dy transferimet e para do jenë Haaland dhe Mbappe, transmeton lajmi.

Mbappes i skadon kontrata në verë me PSG-në, andaj mund të jetë transferim shumë real, derisa nënshkrimi i Haaland do jetë më i komplikuar, kështu raporton El Nacional.

Raporti shton se presidenti Florentino Perez është tejet i interesuar për t’i transferuar dy yjet dhe për ta arritur këtë do e mendojë shitjen e Karim Benzema, ngase agjenti Mino Raiola mund edhe të konsiderojë transferimin e norvegjezit te rivali i përbetuar, Barcelona.

Do ishte vërtet emocionuese të shohësh Haaland dhe Mbappe të bashkëpunojnë te Real, por nga ana tjetër edhe po të ishin rival, do ishte interesante, ngase për dekadën e ardhshme do garonin, njësoi si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro dhe përpos dy klubeve spanjolle kërkohet edhe nga gjigantët anglezë dhe italian.

TAGS