Çka po ndodh me të, Ronaldo doli 18 herë pozitivë me koronaviurs!

Çka po ndodh me të, Ronaldo doli 18 herë pozitivë me koronaviurs!

Ronaldo doli pozitiv me koronavirus plot 18 herë, sipas televizionit portugez.

Cristiano Ronaldo kishte bërë përpjekje të mëdha për t’u riaftësuar nga koronavirusi në kohë për ndeshjen e djeshme të Juventusit kundër Barcelonës, aq shumë saqë i ishte nënshtruar testit të Covid-19 hiç më pak se 18 herë.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, doli pozitiv në testin për Covid-19 plot 18 herë të martën mbrëma – sipas televizionit portugez TVI24 – para humbjes së skuadrës së tij 2:0 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez duhej të dilte negativ në testin për Covid-19 më së largu të martën pasdite, për t’u lejuar të paraqitej për bardhezinjtë 24 orë më vonë.

35-vjeçari e mori virusin derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë më 13 tetor dhe, edhe pse vazhdimisht ka qenë pa simptoma, nuk e ka mposhtur atë ende.

Ai e shprehu zemërimin e tij pas testit të fundit që i doli negativ të martën – i cili ishte i 18-i sipas televizionit portugez.

Në një reagim në rrjetin social Instagram, Ronaldo e quajti m*t testin e PCR, i cili përdoret për ta gjurmuar virusin.

“Ndihem mirë dhe shëndosh. PCR-ja është m*t”, kishte shkruar Ronaldo.

TAGS