Çka po ndodh, Ballkani konfirmon ndërprerjen e kontratës me pesë lojtarë

Çka po ndodh, Ballkani konfirmon ndërprerjen e kontratës me pesë lojtarë

Ballkani konfirmon ndërprerjen e kontratës me pesë lojtarë dhe huazimin e tre të tjerëve.

Ballkani ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me pesë futbollistë të ekipit të parë.

“Xhebrailat” kanë bërë disa ndryshime në ekip, derisa janë në garë për titull.

Njoftimi i plotë i Ballkanit pa ndërhyrje:

“Njoftim

Të dashur tifoz 🧡🖤

Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarët :

Armend Rugji;

Liridon Fetahaj;

Roni Gashi;

Melos Bajrami

Armin Bosnjak

Leorant Marmullaku

Ne si klub i falenderojm të gjithe të lartëcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i’u urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll 🙏

Gjithashtu i’u njoftojme se kemi gjetur bashkpunim me klubet nga liga e parë për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shume hapsirë ne klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesonale 🙏,

Huazimet:

Albin Berisha (Liria FC);

Endrit Asllanaj (FC Malisheva);

Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).

Na priftë e mbara Suharekë 🙏”, shkroi klubi në Facebook

TAGS