Cjapi me 5 brirë rrëmben vëmendjen në tregun e gjësë së gjallë

Cjapi me 5 brirë rrëmben vëmendjen në tregun e gjësë së gjallë

11:58 | 21 Korrik 2021

Pak ditë përpara se besimtarët myslimanë të festonin Kurban Bajramit, një cjap me 5 brirë tërhoqi vëmendjen në një treg të famshëm të gjësë së gjallë në Lagos të Nigerisë.

Ndryshe nga një cjap normal, ai ka 5 brirë. Video e tij solli mjaft reagime në rrjetet sociale.

Pati nga ata që ia vunë fajin geneve. “Gjithçka është e mundur në jetë, kështu që nuk jam i surprizuar. Megjithatë duket si deformim në gene”, shkruajti një përdorues. Të tjerë e konsideruan haram: “Kjo është Haram. Të hash mishin e tij është mëkat”..

Megjithatë, sipas asaj që shkruan Reuters, shumë e cilësuan si një ogur të mirë./tvklan.al/

TAGS