City mposht Brightonin dhe ruan hapin me liderët e tabelës

City mposht Brightonin dhe ruan hapin me liderët e tabelës

Manchester City ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premier League duke vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt vendeve të para në tabelë.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 44’ të ndeshjes dhe ishte Foden ai i cili ia siguroi tre pikë të reja skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City qëndron në vendin e tretë në renditjen tabelare me 32 pikë, katër më pak se lideri i tabelës, Manchester United dhe një pikë më pak se Liverpooli në vendin e dytë, por skuadra e Guardiolas ka një ndeshje më pak të zhvilluar.