City e blindon Sanen, kontratë e re me rritje të ndjeshme page për yllin gjerman

Leroy Sane do të vazhdoj kontratën me kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester City.

Gjiganti anglez ka vendosur t’i vazhdojë kontratën yllit gjerman edhe për tri vite të tjera.

Kontrata aktuale e Sanes me Cityn skadon në verën e vitit 2021, ndërsa me kontratën e re ai do të vazhdoj deri në vitin 2024.

Falë paraqitjeve të mira nga Sane, City ka vendosur t’ia rrisë edhe pagën sulmuesit anësorë.

Leroy Sane duke festuar një nga golat e tij me fanellën e Cityt. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

23-vjeçari nga 4,5 milionë euro sa fiton aktualisht në stinor, do të ketë një pagë rreth tetë milionë euro.

Sane është pjesë e Cityt që nga gushti i vitit 2016, kur iu bashkua nga Schalke për 50 milionë euro.

Reprezentuesi gjerman këtë edicion ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha garat me Cityn, ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 14 asistime.

Interesim për yllin gjerman kishte shprehur gjiganti spanjoll Real Madrid dhe ai gjerman Bayern Munich. /Telegrafi/

TAGS