Cili është sekreti i jetëgjatësisë? Ermali dhe Ami, “një përjetësi” bashkë

Cili është sekreti i jetëgjatësisë? Ermali dhe Ami, “një përjetësi” bashkë

Ku ka më bukur se çdo etapë të jetës ta ndani bashkë! Ja Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë shembulli më i mirë.
11 vite bashkë, çifti i bukur, kanë qenë pranë njëri-tjetrit në çdo hap dhe janë rritur bashkë drejt suksesit. Fillimet e tyre dhe shkëlqimet e para u vunë re, në programin e famshëm të humorit “Portokalli”, për të vazhduar po aq të dashuruar edhe sot.


Kujtojmë se Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska patën një dasmë larg tradicionales, dhe natyrisht shumë më të veçantë. Ermali nuk mungoi me komentet humoristike as për dasmën e tij.
“Ka qenë një dasëm me shpenzime të mëdha. Nuk mund të bënim tolerime në asnjë moment. Dhe shumë mirë bëmë, se kjo ditë nuk mund të kthehet më. Se sa kushtoi nuk do ta them me saktësi pasi nuk është etike, por mund të them që ishte një dasmë sa për 5 dasma.”,- ka thënë ai para disa vitesh.

Ditën e djeshme nuk munguan postimet në Instagram për përvjetorin e tyre.

“11 Vite lumturisht të martuar.”,- ka shkruar aktori dhe biznesmeni për bashkëshorten e tij Amin.

TAGS