Çifti në ditë të arta/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj s’i kursejnë fotot me njëri-tjetrin

Çifti në ditë të arta/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj s’i kursejnë fotot me njëri-tjetrin

Pavarësisht se herë pas here janë përfolur për ndarje, dyshja janë bashkë dhe shumë të lumtur.Këtë na e ka treguar edhe mbrëmë moderatorja, e cila ka postuar disa imazhe sa të ëmbla, aq edhe gazmore me aktorin e humorit.



Në imazhin e parë bardh e zi të publikuar në Instastory nga Bora, shihet që ajo i ka “shtrënguar” buzët moderatorit dhe krahas postimit ka etiketuar Donaldin dhe e ka pyetur: “Kështu?”. Ndërsa në imazhin e dytë është Donaldi ai që ka “shtrënguar” Borën nga buzët, teksa kjo e fundit shkroi: “Apo kështu?”.

Ndërkohë, në fotot e ripostuara nga Donaldi në llogarinë e tij në Instagram, moderatori i ka dhënë një “përgjigje” Borës, duke zgjedhur imazhin e dytë. Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora tha se Donaldi është dashuria e jetës së saj. Ndërkohë, moderatorja është edhe nënë e një djali Arbor, i cili ka lindur nga martesa e saj e parë me Vin Velin.

TAGS