Çifti i njohur i shoubizit martohet në fshehtësi

Çifti i njohur i shoubizit janë kurorëzuar në një ceremoni surprizë për publikun.
Këngëtari Joe Jonas dhe aktorja e “Game of Thrones” Sophie Turner i kanë fund beqarisë, transmeton lajmi.net.
Pas përfundimit të ndarjes së çmimeve në eventin e njohur “Billboards Awards”, të gjithë fansat janë habitur pasi çifti i njohur janë kurorëzuar në një ceremoni surprizë në Las Vegas pa ndonjë paralajmërim.
Nga momenti i kurorëzimit dikush prej të pranishmëve ka hyrë ‘live’ në Instagram dhe pak nga ato momente po qarkullojnë nëpër rrjet./Lajmi.net/