Chelsea vendos rekord në Evropë, lë prapa gjitha skuadrat angleze

Chelsea vendos rekord në Evropë, lë prapa gjitha skuadrat angleze

Chelsea vendos rekord në Evropë, lë prapa gjitha skuadra angleze

‘Blutë e Londrës’ nisën mirë takimin e kthimit, duke shkuar deri në 4:1 pas pjesës së parë në ‘Stamford Bridge’.

Pjesa e dytë u takoi mysafirëve që shënuan dy herë për të ngushtuar epërsinë në 4:3, por pa mundur të bëjnë më shumë.

Fitorja ndaj Slavias, ishte një fitore e rekordit për Chelsea.

Chelsea me këtë fitore, është bërë skuadra e parë angleze që arrin të fitojë 11 ndeshje brenda një sezoni në Evropë, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se në gjysmëfinale Chelsea do të takohet me gjermanët e Eintracht Frankfurtit./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS