Chelsea po përgatit një mega ofertë për Gimenez

Chelsea po përgatit një mega ofertë për Gimenez

Chelsea ka kohë që është e interesuar për të transferuar Jose Gimenezin nga Atletico Madridi.

The Blues duan që të realizojnë transferimin e mbrojtësit, mirëpo Los Rojiblancos kërkojnë mbi 70 milionë euro.

Sipas asaj që raporton The Athletic, 26-vjeçari ka qenë në radarin e bluve që nga viti 2016, mirëpo deri më tani akordi nuk është arritur.

Ai ka luajtur shumë pak deri më tani në këtë vit, pasi ka probleme me muskuj, derisa ka startuar vetëm 12 ndeshje.

Chelsea kërkon po ashtu edhe një mbrojtës qendror, derisa në listë janë edhe David Alaba, Niklas Sule dhe Ibrahima Konate.

Në rast se nuk transferohet Gimenez, atëherë njëri nga ta mund të përfundojë duke luajtur në Stamford Bridge.