“Çfarë po të ndodh, si vritet një fëmijë nëne?”, Klea Huta reagon për vrasjen e 25-vjeçarit: Jam e tmerruar, drejtësia të bëjë detyrën

“Çfarë po të ndodh, si vritet një fëmijë nëne?”, Klea Huta reagon për vrasjen e 25-vjeçarit: Jam e tmerruar, drejtësia të bëjë detyrën

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të ditës së djeshme nga uniformat blu të kryeqytetit ka bërë që shumë personazhe publikë të reagojnë ashpër. Moderatorja Klea Huta shkuan në një reagim në rrjete sociale se është tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa bën thirrje që drejtësia të vihet në vend.



“Vetëm para pak orësh mora vesh lajmin e kobshëm të vrasjes së 25-vjeçarit. Çfarë po të ndodh o vendi im?? Si vritet një fëmijë nëne me një plumb në zemër në mes të natës nga një polici shtetit? Sii? As që dua t’ja di për shkakun.

Ai mund të ishte babai, burri, vëllai, kushëriri im, shok e mik, mund të isha unë por mbi të gjitha është jetë njeriu që ti policia e shtetit tim e vrave dhe ja preve jetën e ëndrrat në mes. Drejtësia të bëjë detyrën dhe pse jetën nuk ia kthen më mbrapsht atij e lotët e nënës s’i than dot kurrë më. Nuk mund ta besoj që kjo ndodhi në vendin tim. Jam e tmerruar.”, ka shkruar Klea.

TAGS