Çfarë ndodhi me Einxhel Shkirën? Moderatorja shpërthen ndaj meshkujve: Fodulla, prepotent ndaj femrave

Çfarë ndodhi me Einxhel Shkirën? Moderatorja shpërthen ndaj meshkujve: Fodulla, prepotent ndaj femrave

Einxhel Shkira ditët e fundit ka qenë shumë e ashpër në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse ky shpërthim i saj ka lidhje me ndonjë episod që i ka ndodhur, apo ajo ka zgjedhur të ndaj pikëpamjen e saj për meshkujt.   “Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agresivë dhe prepotent ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve!



Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke tëpërçmuar. Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E trishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët,”– shkruan ajo.

TAGS