Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini lëng qepe?

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e dashur dhe e padëgjuar.
Por, pasi të lexoni këtë lajm, do të filloni ta përdorni më shpesh atë, sepse ka vlera të jashtëzakonshme për tru.pin e njeriut.
Mjekët e këshillojnë lëngun e qepës nëse vuani nga një sërë problemesh, siç janë problemet me rrugët e frymëmarrjes, ftohja, kolla etj.
Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën sek.suale dhe shëndetin e dhëmbëve.
Edhe pse aroma apo shija e tij nuk janë fort të pëlqyeshme, këshillohet ta kombinoni me kanellë dhe mollë për më shumë vlera.
Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta.
Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalcium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.
Më poshtë do të lexoni përfitimet e lëngut të qepës:
-Shëndeti i Zemrës: Konsumi i lëngut të qepës ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gja.kut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
-Diabeti: Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit.
Mineralet që përmban lëngu përmirësojnë ak tivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gja.ku dhe flavonoidët që përmban ulin nivelin e lartë të glukozës në gja.kun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.
– Pastrim: Qepa ka disa përbërës të cilët ndihmojnë vitaminën C të largojë toksinat e dë.mshme nga organizmi.
Aminoacidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dë.mshme nëpërmjet urinës.
-Kolla: Lëngu i qepës përmban sulfur që ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën.
Prandaj rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.
-Flokët Dhe Lëkura: Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspo.zimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë.
Mineralet janë shumë efikase në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.
Si mund ta përgatisni: Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (2 kokrra qepë mesatare për 1 litër ujë), qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë për 5 minuta.
Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë.
Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër.