Çfarë fshihet pas shalqirit dhe cilat janë disa nga përparësitë e tij?

Çfarë fshihet pas shalqirit dhe cilat janë disa nga përparësitë e tij?

Pavarësisht nëse ata po shërbejnë si meze për bashkim familjar, shalqinjtë dhe argëtimi thjesht duket se shkojnë së bashku.

Por sa përfitime mund të sjellë shalqiri?

“Unë jam patjetër i impresionuar nga përfitimet e tij shëndetësore,” tha një studiues në Universitetin Shtëtëror të Louisiana, Tim Allerton.

Frutat janë gjithmonë pjesë e një diete të shëndetshme. Por kombinimi i lëndëve ushqyese të shalqirit e bën atë të veçantë, tha Allerton.

Është një burim i pasur mineralesh si kaliumi dhe magnezi. Gjithashtu është një burim i mirë i vitaminave C dhe A dhe ka sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B5 dhe B6.

Aty ku spikat shalqiri është në përqendrimin e tij të disa antioksidantëve, të cilët rregullojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat në trup. “Trupi ynë ka sistemin e tij antioksidant, por nxitet nga dieta jonë”, tha Allerton. “Dhe shalqiri është një burim i mirë i atyre antioksidantëve.” shtoi ai.

Likopeni, i cili i jep shalqirit ngjyrën e kuqërremtë, është një nga ata antioksidantë, së bashku me vitaminat C dhe A. Likopeni gjithashtu funksionon si një anti-inflamator dhe ka qenë i lidhur me rrezikun e ulët të goditjes në tru.

Shalqiri gjithashtu ka glutathione, të cilin Allerton e quajti një “antioksidant të gjithanshëm, global”.

Në një studim të vogël të vitit 2013 të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, citrulina në lëngun e shalqirit u vlerësua se ndihmon në lehtësimin e muskujve të lënduar e sidomos për atletët.

Citrulina gjithashtu lidhet me prodhimin e oksidit nitrik, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e enëve të gjakut. Disa studime të vogla sugjerojnë se citrulina në ekstraktin e shalqirit mund të ulë presionin e gjakut, megjithëse këto efekte u panë tek njerëzit që hanin shumë shalqi.

Efekti i tij aktual në sheqerin në gjak është i vogël. Dhe iu ngopë më shpejt sesa, një tas me biskota.

Ekspertët pajtohen se sekreti për të gjetur një shalqi të pjekur është të kërkosh një vend të verdhë të butë nga vendi ku shalqiri u ul në tokë. Nëse pika duket më e bardhë se e verdhë, atëherë ai mund të mos jetë plotësisht i pjekur. Pesha gjithashtu është një shenjë e cilësisë sa më e rëndë aq më mirë.