Calhanoglu afër largimit nga Inter, zhvillime të papritura

Calhanoglu afër largimit nga Inter, zhvillime të papritura

Largimi afër për Calhanoglun: Inter transferon yllin e rivalëve për të zëvëndësuar turkun.

Është Manchester United me në krye Ralf Ragnick i cili i ka vënë syrin yllit të Neroazzurëve dhe ka bërë gati një ofertë prej 6.5 milionë eurosh neto për sezon, ndërkaq që Inter për shitjen e tij kërkon 30 milionë euro.

Simone Inzaghi ka menjëherë gati emrin e zëvëndësuesit të tij.

Bëhet fjalë për Luis Alberton e Lazios i cili nën urdhërat e Maurizio Sarrit nuk po gjen hapësirat e nevojshme.

Duke parë këtë situatë Neroazzurët do të tentojnë të përfitojnë nga rasti për ta bërë spanjollin për vete.