“Burri ka hequr dorë”/ Ledina Çelo rrëfen kush ia bën fotot ‘hot’

 “Burri ka hequr dorë”/ Ledina Çelo rrëfen kush ia bën fotot ‘hot’

Ledina Çelo ka ngritur temperaturat duke publikuar në rrjetet e saj sociale foto me anë të të cilave tregon se është në super formë fizike.


Këngëtarja prej disa javësh është kthyer nga Gjermania dhe po shijon pushimet në jug të Shqipërisë, nga ku ka shkrepur edhe imazhet në të cilat shihet mjaft seksi, teksa pozon me bikini.

Por e dini se kush është personi që fshihet pas këtyre fotove? Bëhet fjalë pikërisht për vajzën e artistes, Periana, me të cilën po i kalon pushimet.

“Burri njëherë ka hequr dorë. Tani mu rrit edhe goca. Dje madje i thashë ‘mami do më bësh një foto se do të jap një çokollatë’. Sa i dhashë një çokollatë, ‘uuuhh’ tha, ‘të bëj dhjetë’”,- tregoi Ledina.

Ajo zbuloi gjithashtu se djali, Erlisi, ka zgjedhur që këtë verë të mos e kalojë me të ëmën, e kjo gjë e ka mërzitur jo pak Ledinën.

TAGS