Bullgarisë i lëndohet lojtari i vetëm që luan në top ligat evropiane, humb paraqitjen me Kosovën

Kombëtarja e Bullgarisë ka marrë një lajm të hidhur para dy ndeshjeve eliminatore të kampionatit evropian të vitit 2020.

Lexo po ashtu:

Bullgarët kanë humbur shërbimet e lojtarit të vetëm që paraqitet në top ligat evropiane shkaku i një lëndimi të marrë në ndeshjet kampionale të ligës elitare italiane.

Anësori me tipare sulmuese i Cagliarit, Kiril Despodov, u lirua nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar për ndeshjet kualifikuese kundër Malit të Zi dhe Kosovës.

Ai ka lënduar këmbën e djathtë dhe tashmë është rikthyer në klubin italian, ku do të kontrollohet për detajet e tjera mjekësore.

Theksojmë se Bullgaria do të takohet gjatë të enjtes me malazezët gjersa me “Dardanët” të hënën në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, mbrojtësi Strahil Popov ka pohuar se grupi A për kualifikuesit e Euro 2020 është ekuivalent, duke përjashtuar ekipin e Anglisë. /Telegrafi/

TAGS