Britney Spears merr vaksinën kundër Covid-19: Njerëzit thanë është sikur të hyjë plumbi në krah, por…

Britney Spears merr vaksinën kundër Covid-19: Njerëzit thanë është sikur të hyjë plumbi në krah, por…

Këngëtarja Britney Spears dhe i dashuri i saj Sam Asghari kanë marrë vaksinën kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë dyshja me anë të postimeve në rrjetet sociale. Në videon e publikuar, Britney ka deklaruar se nuk ka ndierë asgjë dhe se deri më tani nuk ka asnjë efekt anësor si pasojë e vaksinës.



“Njerëzit në internet kanë thënë se është shumë, shumë keq, sikur të të hyjë plumbi në krahë. Por nuk është asgjë. Nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdojë të jem mirë”, ka thënë këngëtarja.

Britney është një nga personazhet më të komentuara gjatë muajve të fundit për shkak të publikimit të dokumentarit rreth jetës së saj “Frame Britney”.

TAGS