Britani / 11-vjeçari shqiptar koncert në ballkon, mbledh 1000£ për mjekët

Britani / 11-vjeçari shqiptar koncert në ballkon, mbledh 1000£ për mjekët

Thomas Ormond, i cili jeton në West Hill, ka ndërmarrë një iniciativë të bukur duke organizuar shfaqje me violinë nga ballkoni i shtëpisë së tij, në shenjë falenderimi për stafin mjekësor që punojnë në vijën e parë të koronavirusit.

Ai është ndjekur me interes nga fqinjët në kopshtet e tyre dhe të pranishmit virtualë në Zoom, përfshirë miqtë dhe familjen e tij.

Nxënësi në klasë të 6 nga Shkolla Hall në Belsize Park, tha se kjo ishte diçka e bukur dhe kishte menduar të mblidhte një shumë modeste parash për NHS.

Ai u shpreh:

“Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që po e bëj këtë dhe duke ju falënderuar NHS.

Gjithashtu edhe nëna e tij u shpreh mjaft entuziaste për veprimin e të birit dhe tha se ndihej krenare që ai po përdor kohën dhe aftësitë e tij, për të bërë diçka të mirë dhe për të lidhur njerëzit”./H&H/

Shiko Videon:

Highgate boy, 11, raises £1,000 for NHS with violin displays

Gepostet von VIPa Klips am Sonntag, 31. Mai 2020

TAGS