Brazili po i ‘shkelë’ kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës

Brazili po i ‘shkelë’ kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës

Brazil ka shënuar edhe fitoren e tretë në tri ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës nga CONMEBOL, pasi mposhti 1:0 Venezuelën.

Brazilianët po vuanin përballë Venezuelas në ‘Sao Paolo’, por një gol i Roberto Firminos zhbllokoi ndeshjen dhe u mjaftoi atyre për fitoren e radhës.

Firmino që mori udhëheqjen e skuadrës në mungesë të Neymar, shënoi 23 minuta para fundit të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Kili ka mundur 2:0 Perunë.

Të dy golat për fitoren e Kilit i shënoi Arturo Vidal, në minutat 20’ dhe 35’.

TAGS