Martin Braithwaite nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.
Sulmuesi ndihet mirë në “Camp Nou”, përkundër se nuk luan rregullisht.
Sipas medieve në Spanjë, “blaugranat” janë të gatshëm që t’ia paguajnë lojtarit edhe centin e fundit të kontratës, në këmbim të shkëputjes së bashkëpunimit.
Gjithsesi, sulmuesi tash për tash është duke refuzuar.
Barça është duke tentuar me doemos që të lirohet nga pagat e disa prej futbollistëve në mënyrë që të mos ketë problem me regjistrimin e lojtarëve të rinj.