Bora Zemani infektohet me Koronavirus, ja kush do ta prezantojë ‘Përputhen’

Moderatorja Bora Zemani ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur Arjan Konomi gjatë puntatës së sotme, ku Bora mungonte.
“Bora është infektuar me Koronavirus. Do të mungojë për disa ditë. Është në gjendje të mirë, mos u shqetësoni!”, – tha ai.
Këto ditë, në vend të Borës do të prezantojnë vajzat e “Përputhen”. Sot prezantoi Ana Kauri, e cila do të prezantojë dhe nesër.