Bonucci: Jemi me zemrën e nxehtë dhe mendjen e ftohtë

Bonucci: Jemi me zemrën e nxehtë dhe mendjen e ftohtë

Italia tregoi një fytyrë tjetër në ndeshjen hapëse të Europianit ndaj Turqisë.

“Të kaltrit” ishin në dominim absolut që nga minuta e parë e takimit, duke arritur një fitore fantastike me rezultatin e pastër 3-0.

Megjithatë mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bonuci deklaroi se nuk është koha për te festuar, por për të menduar për ndeshjen e rëdhës.

“Në dhomat e zhveshjes i thamë vetes që ta mbajmë zemrën e ngrohtë dhe mendjen e ftohtë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Tifozët?

Sporti është ndryshe me ta. Le ta heqim nga memorja atë që bëmë sot, sepse është koha për ndeshjen e radhës”- u shpreh Leonardo Bonnuci.