“Bombë” te Interi, largohet ylli i madh

“Bombë” te Interi, largohet ylli i madh

Lautaro Martinez largohet nga Interi.

Një Inter që po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme por problemet financiare mund të rrënojnë nga brenda skuadrën e Simone Inzaghit.

Lautaro Martinez padyshim që është njëri ndër emrat më të rëndësishëm të Neroazzurëve por largimi i tij nuk është diçka e pamundur.

Skuadra e Arsenalit ka rikthyer përsëri vëmendjen tek argjentinasi dhe po mendojnë blerjen e tij këtë verë pasi Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet përfundimisht nga Topçinjtë.

Londinezët janë tashmë të fokusuar vetëm tek Martinez pasi Dusan Vlahovic duket një objektiv i vështirë për tu arritur duke parë konkurencën e madhe për të.

Argjentinasi nga ana tjetër nuk dëshiron largimin por Beppe Marotta ka bërë të ditur që asnjë futbollist i skuadrës nuk është i pashitshëm shkaku i krizës, kujtojmë shitjen e Romelu Lukakut për 115 milionë euro tek Chelsea.