“Bombë” në Itali: Nathan Ake në Serie A

“Bombë” në Itali: Nathan Ake në Serie A

Nathan Ake në Serie A.

Nathan Ake u transferua tek Manchester City në verën e vitit 2020 nga skuadra e Bournemouth.

Mirëpo vetëm pas një sezoni qëndrim në Etihad Stadium ai pritet që të largohet për arsye që nuk ka pasur minutat që kërkonte në fushën e lojës.

Tashmë në horizont për të është shfaqur Jose Mourinho i cili po kërkon që ta transferojë atë tek Roma gjatë kësaj vere.

City e bleu atë për një shifër prej 45 milionë eurosh mirëpo tashmë vlera e tij ka rënë për shkak të paraqitjeve të pakta që ka bërë këtë sezon.

26 vjeçari ka shprehur dëshirën për një aventurë të tillë dhe Giallorossët janë duke planifikuar një transferim të tij që mund të kushtojë deri në 35 milionë euro.

TAGS