“Bombë” në Itali: Donnarumma në Serie A

“Bombë” në Itali: Donnarumma në Serie A

Shkëmbim me Donnarumman: Juventus surprizohet nga Raiola.

Juventus ka muaj të tërë që po mundohet për ta transferuar në Torino yllin e PSG, Gianluigi Donnarumman.

Mirëpo portieri që menaxhohet nga Mino Raiola duket se nuk është një kafshatë e lehtë për tu kapërdirë nga Zonja e Vjetër.

Siç rapoton elnacional, Mino Raiola duket se ka propozuar një shkëmbim mes Donnarummas dhe portieri të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Një marrëveshje kjo që do ti hapte rrugë edhe transferimit të Erling Haaland duke marrë parasysh faktin që Kylian Mbappe duket çdo ditë e më afër Madridit.

Nga ana tjetër Donnarumma për Juventusin tashmë duket se po shndërrohet në një ëndërr që nuk do realizohet kurrë.