“Bombë” në Itali: Aubameyang mund të transferohet në janar te Milani

“Bombë” në Itali: Aubameyang mund të transferohet në janar te Milani

Milan pëlqen Aubameyangin – lojtari merr vendim për transferimin.

Milan janë vënë pas Pierre Emerick Aubameyang.

Pierre Emerick Aubameyang vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal, pas incidenteve që ndodhën para Kupës së Afrikës.

Lojtari pëlqehet nga Milan që janë në nevojë për një sulmues, derisa ylli nga Gaboni ka bërë të ditur se preferon të qëndrojë në Evropë, përcjell lajmi.

Milan ka larguar Pellegrin nga skuadra dhe duan të kenë një sulmues më me përvojë për këtë edicion.

‘Rossoneri’ akoma nuk kanë bërë ndonjë ofertë formale drejt Arsenal, për Aubameyang, por vazhdojnë të jenë të interesuar.

Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka konkrete deri në fund të kësaj merkatoje.