“Bomba” e mbrëmbjes: Icardi po transferohet te Milani, ky është plani

“Bomba” e mbrëmbjes: Icardi po transferohet te Milani, ky është plani

Icardi rikthehet në Serie A, Juventus humbet garën për të.

Tek Paris Saint Germain ja kanë bërë të ditur që ai duhet të largohet pasi nuk ka mundësi të luajë në formacion të parë dhe nuk është më në planet e teknikut Mauricio Pochettino.

Sulmuesi argjentinas pritet që përsëri të rikthehet në Serie A por Juventusi nuk do të jetë skuadra e ardhshme e tij përkundër interesimit të madh që kjo e fundit ka shprehur për të.

Sheikët kanë shfaqur interesim të madh për mesfushorin e AC Milan, Franck Kessie dhe tashmë në skenë ka hyrë ideja për një shkëmbim të mundshëm mes tij dhe Mauro Icardit.

Argjentinasi pëlqehet tej mase nga drejtuesit e Rossonerëve dhe një marrëveshje duket mëse e arritshme duke marrë parasysh që Kessie tashmë ka refuzuar ofertën e kuqezinjëve për të rinovuar kontratën.

TAGS