“Bomba” e janarit: Piatek në Juventus

“Bomba” e janarit: Piatek në Juventus

Befason Juventusi, ofron shkëmbimin Bernardeschi – Piatek.

Juventusi është duke konsideruar të ofrojë Federico Bernardeschin në shkëmbim për sulmuesin e Hertha Berlinit, Krzysztof Piatek.

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të sulmuesit të katërt dhe sipas Corriere di Torino, ish sulmuesi i Milani është opsion për “Bianconerët”, transmeton lajmi net.

Piatek e njeh mirë Seria A, meqenëse ka shënuar 26 gola në 55 ndeshje pastaj u transferua te klubi gjerman.

Nga ana tjetër, Bernardeschi do ‘sakrifikohet’ dhe Pirlo ka dhënë dritën e gjelbër.

Thuhet se vlera e ish yllit të Fiorentinas është 40 milionë euro dhe kjo mund të bind Hertha Berlinin që të pranojë këtë shkëmbim interesant.

TAGS