“Bomba” e janarit: Milan dhe Juventus shkëmbejnë yjet

“Bomba” e janarit: Milan dhe Juventus shkëmbejnë yjet

Kessie tek Juventus, ylli i Biankonerëve kalon në rradhët e Milanit.

Paolo Maldini dhe Milan tashmë kanë kthyer sytë kah një futbollist i skuadrës së Juventusit.

Siç raporton Calciomercato, Rossonerët dëshirojnë që në muajin janar të sjellin në San Siro Federico Bernardschin.

Nga ana tjetër kontrata e Franck Kessie skadon në verën e ardhshme dhe tashmë po mendohet për një shkëmbim të mundshëm të tij me anësorin e Zonjës së Vjetër.

Të dy futbollistët verën e ardhshme janë të lirë për të zgjedhur skuadër të re dhe dy kolosët e Serie A po mendojnë për një shkëmbim mes tyre.

Nuk dihet nëse do të ndodhë shkëmbimi i tyre në muajin janar mirëpo një është e sigurt, që të dy palët janë duke punuar në këtë drejtim.