Bomba e ditës: Shkodran Mustafi në Barcelonë

Bomba e ditës: Shkodran Mustafi në Barcelonë

Agjenti i Shkodran Mustafit konfirmon bisedimet me Barcelonën për shqiptarin.

Agjenti i Shkodran Mustafit ka konfirmuar se janë zhvilluar bisedime me Barcelonën lidhur me një transferim të mundshëm të mbrojtësit shqiptar në afatin kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi i Arsenalit nuk ka startuar asnjë ndeshje në Ligën Premier nën drejtimin e Mikel Artetas këtë sezon dhe pritet të largohet nga Emirates Stadium.

Kontrata e 28-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ai e ka refuzuar ofertën e Topçinjve për zgjatjen e kontratës.

Ronald Koeman është në kërkim të një futbollisti për fazën defensive dhe emri i Mustafit është lidhur me një kalim të mundshëm në Camp Nou.

Agjenti Emre Ozturk, i cili e përfaqëson edhe talentin e Rapid Viennas, Yusuf Demir (që po ashtu kërkohet nga Barcelona), ka konfirmuar për SPOX lidhur me bisedimet me Blaugranët.

“Nuk jam në Barcelonë për shkak të Yusuf Demirit, por për shkak të Shkodran Mustafit nga Arsenali, të cilin po ashtu e përfaqësojmë”, është shprehur agjenti.

TAGS