Bolt: Rekordi i botës në 100 metra gjithnjë thyhet

Bolt: Rekordi i botës në 100 metra gjithnjë thyhet

Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, rekordmen në 100 e 200 metra, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike, prej disa vitesh ka dalë në “pension”.

Në prag të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ai ka deklaruar se në të ardhmen do të jetë e pamundur që dikush të realizojë 100 metrat nën 9 sekonda.

Siç dihet, Bolt mban rekordin e botës në këtë distancë, me 9”58, vendosur në vitin 2009 në Berlin.

“Unë mendoj se askush nuk do të zbresë nën 9 sekonda, e shoh si një gjë shumë të vështirë për t’u arritur. Rekordi i botës në 100 metra gjithnjë thyhet, por me diferenca të vogla.

Ndaj mendoj se është e pamundur të garosh 100 metra nën 9 sekonda. Ose, nëse kjo gjë do të ndodhë, do të jetë pasi unë të mos jetoj më”, u shpreh Usain Bolt.