Bleona Qerreti “harron” muzikën, këngëtarja në fushatën e Trump

Bleona Qerreti “harron” muzikën, këngëtarja në fushatën e Trump

Bleona Qerreti duket se është shkëputur për pak nga muzika për t’iu dedikuar politikës. Këngëtarja ka nisur një fushatë në SHBA që të votohet për Donald Trump. Ajo lajmëroi më tej se do të jetë e pranishme në koncertin që mbahet në Michigan nga zv.presidenti Mike Pence. “Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar. Për këtë arsye, ftoj të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë që në zgjedhjet e 3 nëntorit, në mënyrë unanime të mbështesin presidentin Donald J. Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin ‘dhëmbë për dhëmbë’ për katër vitet e fundit. Kam nderin t’ju ftoj të gjithëve të enjten, në datën 22 tetor, të bashkoheni me mua dhe zv.presidentin Mike Pence, në Waterford Township, Michigan, për një festë madhështore”, shkruan ajo.



TAGS