Birra “Korça” dhe “Tirana” ne panairin me produkte bio, vizitorë të shumtë dynden në stendat e tyre

Birra “Korça” dhe “Tirana” ne panairin me produkte bio, vizitorë të shumtë dynden në stendat e tyre

Nga kjo e premte në Sheshin “Skënderbej” ka çelur siparin panairi “Tirana Agro 100” i cili ka ftuar vizitorët të shijojnë produktet e kryeqytetit në panairin më të madh të produkteve bio të kthyer tashmë në traditë ku biznese të ndryshe ekspozojnë dhe ofrojnë produktet e tyre.



Në zemër të panairit me moto “Shijo Produktet Lokale të Tiranës” gjendet stenda birra ‘Korça’. E njohur nga të gjithë si birra e parë shqiptare dhe për cilësinë e saj të shkëlqyer, “të certifikuar” nga degustatorë ndërkombëtarë, stenda e “Birrës Korça” është kthyer në një epiqendër vizitash.

Në ditën e parë të çeljes së panairit stenda e birës “Korça” u shijua dhe u vizitua edhe nga disa turistë polakë që ndanë impresionet e tyre.

Edhe gjatë mesditës së të shtunës qytetarë të shumtë shijuan birrën “Korça”. Nuk munguan familjet që zgjodhën pikërisht stendën e Birrës Korça për të bërë gëzuar.

Në panair nuk mund të mos mungonte edhe birra simbol e kryeqytetit “Birra Tirana” me kuqalashen e kuqe të çmendur. Stenda e birrës Tirana u frekuentua nga shijues te birres.

Tradita e shijes se mrekullueshme dhe e cilesise se larte te birra Tirana garantohet permes nje teknologjie te sofistikuar e bashkohore.

Panairi “Tirana Agro 100” mirëpret qytetarët në Sheshin Skënderbej përgjatë gjithë fundjavës duke ofruar për ta servirje të produkteve tipike shqiptare.