Big Basta dhe Vesa Luma vaksinohen kundër Covid-19 (Foto)

Big Basta dhe Vesa Luma vaksinohen kundër Covid-19 (Foto)

Këngëtarët Big Basta dhe Vesa Luma, të cilët jetojnë tashmë në Zelandën e Re, janë vaksinuar së fundmi kundër Covid-19.  Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory.


Vesa ka treguar se vaksina është e llojit Pfizer Biontech dhe është kryer sot, më datën 7, nga të dy. “Të vaksinuar nga Covid-19”- shkruan Vesa në postimin e saj.

Kujtojmë se këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin e tyre janë zhvendosur prej kohësh në Zelandën e Re.

TAGS