Është dita e tretë që kur Kroacia u godit nga një mot i ftohtë i ndjekur nga reshje të dendura.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kroacisë, temperatura më e ulët sot u shënua në stacionin matës Zavizhan, ku temperatura në orën 14:00 ka qenë zero gradë.
Kaq ka mjaftuar që kjo majë malore në Velebitin Verior të zbardhet nga bora.
Gjatë ditës ra borë edhe në Slloveni, më saktësisht në majen Kredarica.