Bëri “selfie” me trupin e pajetë të Diego Maradonas, punëtori pushohet nga puna

Bëri “selfie” me trupin e pajetë të Diego Maradonas, punëtori pushohet nga puna

Diego Molin, një njeri i cili punon në një agjensi funeralesh në Argjentinë, ka postuar një foto të çuditshme, ndërsa ka bërë selfie me trupin e pajetë të legjendës së futbollit, Diego Maradona.



Kjo fotografi është raportuar nga gazeta e njohur në Argjentinë, “Minuto Rioja”, ku shihet personi në fjalë gjërsa me njërën dorë prek kokën e Maradonës e me tjetrën dorë bënë gishtin e “pëlqimit”, përcjellë IndeksOnline

Pronari i kësaj agjensie të funeraleve i ka kërkuar falje familjes së Maradonës, ndërsa punëtorin e tij e ka pushuar menjëherë nga puna.

Matias Morla, ish-avokati i Diego Maradona, shkroi në Twitter: “Diego Molina është bastardi që bëri një foto me arkivolin e Diego Maradonas. Unë do t’i hakmerrem atij”.

TAGS