Berbatov ‘kryqëzon’ Unitedin për këtë veprim

Berbatov ‘kryqëzon’ Unitedin për këtë veprim

Berbatov godet Man Utd: Transferuan Van de Beek vetëm për të kënaqur tifozët.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov beson se klubi ka transferuar Donny van de Beek vetëm për të kënaqur tifozët e skuadrës.

Mesfushorit qendror iu dha një fillim i rrallë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në hapjen e kampanjës në Ligën e Kampionëve, të martën ndaj Young Boys, por u tërhoq në pjesën e parë.

Holandezi startoi ndeshjen e parë me ‘djajtë’ këtë sezon në mesjavë, por një karton i kuq në pjesën e parë për mbrojtësin Aaron Wan-Bissaka ndryshoi ngjyrën e lojës.

Mysafirët u detyruan të ndryshojnë mënyrën e lojës pas largimit të mbrojtësit të djathtë me Raphael Varane që zëvendësoi van de Beek në pushim, ndërsa United filloi të luajë me tre qendërmbrojtës.

Ishte një mbrëmje tjetër e vështirë për ish-mesfushorin e Ajax, i cili kishte qenë zëvendësues i papërdorur për tre ndeshjet e hapura të Premier Ligës para një paraqitjeje pesë-minutëshe në fitoren në shtëpi ndaj Newcastle të shtunën.

Berbatov shpjegoi për ‘Betfair’: “Mesfushori i United, Donny van de Beek po mbaron kohën për të shpëtuar karrierën e tij në United. Ai filloi kundër Young Boys, por u zëvendësua në pjesën e parë.

“Thjesht nuk po funksionon për Van de Beek. Është për të ardhur keq sepse United pagoi para të mëdha për të. Por kjo është ajo që ndodh kur shpenzoni para vetëm për të kënaqur fansat tuaj.

“Unë ende shpresoj se ai do të ketë një shans të duhur, por do të jetë shumë e vështirë për të”, u shpreh Berbatov.

Van de Beek bëri 36 paraqitje për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat sezonin e kaluar, por vetëm 15 prej tyre ishin si startues dhe ai u anashkalua vazhdimisht për lojërat më të mëdha të skuadrës.

Fred dhe Scott McTominay ishin partneriteti i preferuar i mesfushës qendrore i vendosur nga Solskjaer me Nemanja Matic gjithashtu duke gëzuar një rëndësi më të madhe brenda skuadrës së ekipit të parë.

Van de Beek është më shumë një mesfushor që mendon përpara, por i gjeti mundësitë e tij të kufizuara për shkak të rëndësisë së Bruno Fernandes dhe Paul Pogba në formacionet startuese.

Holandezi ka kaluar një vit frustrues edhe në skenën ndërkombëtare pasi një dëmtim e përjashtoi atë nga Kampionatet Evropiane të kësaj vere, ndërsa ai u la jashtë skuadrës së parë të trajnerit të ri Louis van Gaal.

TAGS