Beniada futet në Big Brother dhe hedh pas historinë problematike me futbollistin italian

Beniada futet në Big Brother dhe hedh pas historinë problematike me futbollistin italian

Beniadën jemi mësuar ta shikojmë me poza hot dhe gjithnjë provokuese. Ndaj edhe pjesëmarrja e saj ën Big Brother trazoi mjaft ujrat. Modelja seksi duket se brenda shtëpisë ka folur pak për lidhjen e saj që ka zgjatur 7 vjet. Por edhe më herët, modelja në intervistat e dhëna nuk i ka kursyer rrëfimet për jetën private. Më herët bukuroshja nga Durrsi, ka zbuluar se ka pasur marrëdhënie me një lojtar të rëndësishëm të Serisë A, ndërsa tregoi se ka marrë mesazhe të shumta nga futbollistët në rrjetet sociale. “Pasioni për futbollin më ka lindur shumë vite më parë. Isha e dashuruar me një lojtar të Juventusit, me Klaudio Markizion. Isha e vogël, por u dashurova me të nga TV. Falë pasionit dhe përkushtimit të tij për skuadrën kuptova që futbolli nuk është thjeshtë një sport, por edhe një mënyrë jetese e përbërë nga rregulla, sakrifica, ëndrra dhe shumë lodhje. Admiroj shumë ish-kapitenin e Romës Françesko Toti. Ai është burri që të gjitha femrat do ta dëshironin të kishin. Islandezi Rurik Gislason ishte lojtari më i bukur në botërorin e fundit.


Ndoshta edhe pse ka të njëjtin pasion si unë për kinematografinë. Pastaj është biond dhe me sy të kaltër, çfarë mund të kërkosh më tepër.Po, kam pasur lidhje me një lojtar shumë të rëndësishëm, por për privatësinë time dhe të tijën preferoj të mos ia zbuloj emrin”, shpreh Beniada, në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport”, në shkurt të këtij viti. Duket se hyrja e saj në Big Brother Vip përkon me ndarjen nga partneri. Modelja sapo ka mbyllur raportin problematik me sportistin Italian dhe tashmë është në Big Brother në kërkim të çmimit të madh, por edhe të harrimit të ‘plagës’ nga partneri. Menjëherë kur u bë pjesë e shtëpisë, u vu re afrimi i saj me Arditin, një tjetërkonkurent. Duket se banorët e tjerë e kanë parë me skepticizëm këtë flirt dhe vetë modelja duket se ka hequr dorë. Brenda shtëpisë nuk kanë munguar edhe pozat sensual nga ajo, por edhe komplimentat e djemve për të. Mbetet për tu parë nëse ndonjë nga djemtë do ta bëjë të harrojë futbollistin me të cilin, Beniada ka qëndruar e lidhur plot 7 vite dhe me aq sa kemi mundur të mësojmë, nuk ka qenë një ndarje e lehtë.

TAGS