Belotti mund ta zëvendësojë Xhekon

Belotti mund ta zëvendësojë Xhekon

Roma është në kërkim të një sulmuesi të ri këtë verë, ndërsa drejtori sportiv, Tiago Pinto, e ka parë Andrea Belottin si të duhurin për atë pozitë.

“Giallorossët” janë në kërkim të sulmuesit të ri që do ta zëvendësonte Edin Xhekon. Roma e ka opsionin e blerjes së Borja Mayoralit për 15 milionë euro këtë verë, ose t’ia vazhdojë huazimin, me opsionin për ta blerë përfundimisht për 20 milionë euro.

Kontrata e 27-vjeçarit Belotti përfundon në vitin 2022, ndërsa Milani, Atletico Madridi, Chelsea, Evertoni dhe Lyoni kanë shprehur po ashtu interesim për të.