Bëhet e gjallë Beatrix pas daljes nga BBVIP, nëna e saj publikon pamje

Bëhet e gjallë Beatrix pas daljes nga BBVIP, nëna e saj publikon pamje

Nëna e Beatrixës publikon momentin e parë të takimit me të pas eliminimit nga “Big Brother VIP”

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj ishte e eliminua e radhës nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP.

Pas më shumë se 80-të ditësh qëndrimi në shtëpinë e famshme, Beatrix u largua këtë të premte, ndërsa largimi i saj po vazhdon të komentohet.

Por, ndonëse këngëtarja ka qëndruar e heshtur dhe larg vëmendjes së publikut që nga eliminimi, ishte nëna e saj Antigona Ramosaj që ka publikuar një video në Instagram nga takimi i parë i tyre.

Përmes një video ajo ka treguar momentin e emocionues të përqafimit me të bijën në prapaskenën pas daljes nga BB VIP.

Kanë qenë të shumta komentet sipër videos, të cilët kanë treguar mbështetjen dhe simpatinë për këngëtaren e cila la shtëpinë pothuajse një muaj para finales së madhe.

Rikujtojmë që Beatrix ishte ndër banoret më të komentuara, kjo pas romancës që nisi me aktorin dhe banorin tjetër, Donald Veshaj.

Ndërkohë, finalja e Big Brother VIP është përcaktuar të mbahet më 18 shkurt, ndërsa çmimi i madh për fituesin është 100 mijë euro.