“Bëhen bashkë” sërish Ronela dhe Young Zerka

“Bëhen bashkë” sërish Ronela dhe Young Zerka

Ata të dy ikur ishin çifti më i bukur i showbizzit.

Ronela Hajati për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjalët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë. Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë.

Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara.

Por profesioni i njëjtë bë që çifti të shfaqen bashkë e te ndajnë të njëjtën skenë në të njëjtën ditë.

Ata do të performojnë bashkë dhe madje jashtë Shqipërisë, në një klab në Zvicër ditën e nesërme. Ronela e ka ndarë vetë postimin ku në poster shihet ajo ngjitur me Young Zerkën dhe Sabri Fejzullahun i cili gjithashtu do të performjë në të njëjtin vend.

Kjo nuk është hera e parë që pas ndarjes Ronela Hajati dhe Young Zerka performojnë bashkë në të njëjtën skenë.

TAGS