Befason Koeman, e dëshiron fitorën e Realit në këtë ndeshje

Befason Koeman, e dëshiron fitorën e Realit në këtë ndeshje

Koeman dëshiron fitoren e Real Madridit në derbi: Do të ishte mirë që lideri i kampionatit të lëshonte pikë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se do të dëshironte që Real Madridi të fitonte derbin ndaj Atletico Madridit të dielën.

Holandezi nuk i ka përmendur “Los Blancos”, por sipas tij liderët do të ishte mirë të humbnin pikë, ku Atletico Madrid është kryesues me 58 pikë.

“Së pari është ndeshja jonë. Ne duhet të fitojmë”, ka thënë Koeman gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Osasunan ku luajnë si mysafir.

Ai tutje u ndal te “Derbi i Madridit”, ku ka thënë se gjithmonë është më mirë kur liderët lëshojnë pikë.

“Është gjithmonë rezultat më i mirë kur ekipi në krye lëshon pikë. Por ne nuk duhet të fiksohemi në ndeshjet e tyre, sepse nëse nuk fitojmë ne…”, deklaroi Koeman.

TAGS