Befasia e madhe e janarit: Milan dhe Juventus po e bëjnë shkëmbimin e madh

Befasia e madhe e janarit: Milan dhe Juventus po e bëjnë shkëmbimin e madh

Leao tek Juve, ylli biankoner tek Milan.

Drejtori sportiv i skuadrës së Juventusit, Fabio Paratici është duke bërë gati shkëmbimin ndoshta më të madh të këtij sezoni pasi po punon me Milanin në këtë drejtim.

Juventus ka nevojë që të mbushë boshllëkun e zëvëndësit të Alvaro Moratas.

Zonja e Vjetër ka kohë që është duke e ndjekur edhe sulmuesin polak të Napolit, Arkadiusz Milik por tashmë edhe ai nuk është një objektiv për skuadrën e Andrea Pirlos.

Portugezi i Milanit është pikërisht emri që kampionët italianë janë duke kërkuar dhe tashmë ka mbetur të shihet vetëm përgjigja e Djallit.

Maldini akoma nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mirëpo një shkëmbim në mes të Leaos dhe Federico Bernardeschit është shumë i mundur të ndodhë për shkak të çmimit pothuajse të njejtë në merkato.

TAGS