Befasi nga merkatoja, ‘Marca’: James dëshiron Atleticon

Befasi nga merkatoja, ‘Marca’: James dëshiron Atleticon

08:14 |

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në merkato, me James Rodriguez që duket se ka ndryshuar destinacionin e preferuar.

James Rodriguez lidhej ngushtë me një kalim të mundshëm tek Napoli, por italianët po refuzojnë të paguajnë shumën e kërkuar nga Real Madrid.

Sipas ‘Marca’, lojtari është i frustruar me sjelljet e Napolit dhe tashmë ka kthyer interesimin nga Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.

Çmimi i kërkuar nga Real Madrid është plot 42 milionë euro, diçka që Atletico janë më afër ta arrijnë, pas shitjes së Griezmann.

Sipas gazetës spanjolle, James tani dëshiron të luajë nën urdhrat e Diego Simeone, gjë kjo që do t’i mundësonte të mbante shtëpinë në Madrid. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

08:17 |

TAGS