Bebe Rexha u tregon adhuruesve të saj për mashkullin ideal

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, gjithnjë rrëmben vëmendjen me postimet karakteristike.

Bukuroshja ka publikuar një postim në rrjetin social Instagram, ku ka folur për atë se si ndryshohet një mashkull.

Këshilla e Bebes për vajzat është se mashkulli nuk ndryshohet derisa të ndërrojë pampersat.

“Vajza. Derisa ai të mos i ndërrojë vet pampersat nuk mund ta ndryshoni”, shkruan në foton e postuar nga Bebe.

Ajo shtoi në përshkrim se ndonjëherë vet meshkujt kanë pampersa sepse u mungon burëria.

Bebe Rexha aktualisht është ‘single’ dhe jeta e sa nuk është në vëmendjen e mediave.

Ajo shpesh herë rrëmben vëmendjen e saj për shkak të aseteve bombastike, për të cilat është kritikuar nga disenjatorët të cilët kanë refuzuar të punojnë me të. /Telegrafi/

TAGS