Bearti deklaroi ndarjen dhe e thumboi, reagon Tea: Burrat e vërtetë nuk…

Bearti deklaroi ndarjen dhe e thumboi, reagon Tea: Burrat e vërtetë nuk…

Romanca e dy ish-konkurrentëve të “Përputhen” Tea dhe Bearti duket se ka marrë fund. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e djeshme dhe nga vetë Bearti,i cili nuk zbuloi asnjë arsye konkrete.



“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull dhe mos me e hap më asnjëherë”, shkroi Bearti në Instastory.

Po ashtu, ish-konkurenti publikoi dhe një shprehje thumbuese ku thuhej se: “Nuk mund të fitosh kurrë një argument me një person negative. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u leverdis dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigjur”.

Pas këtyre thumbave ka ardhur edhe reagimi i Teas, e cila në Instagram ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.

Tea e ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin.

TAGS