Bayern Munich e shkatërron Dusseldorfin

Bayern Munich e shkatërron Dusseldorfin

Bayern Munich e ka demoluar Dusseldorfin në javën e 29-të në Bundesligë.

Bayern Munich ka fituar 4 me 1 në udhëtim te Dusseldorfi.

Kingsley Coman realizoi dy golat e para për bavarezët (15’ dhe 41’), ndërsa Serge Gnabry e shënoi golin e tretë në minutën e 55’-të, raporton lajmi.net.

Lukebakio e ngushtoi epërsinë e Bayernit në minutën e 89’-të, duke shënuar nga penalltia, ndërsa Leon Goretzka e vulosi fitoren e bavarezëve (90’+2).

Pas javës së 29-të, Bayern Munich vazhdon të jetë lider me 67 pikë, një më shumë se Dortmund në të dytin. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS